Real Madridi e sheh Mikel Artetan si pasardhës të trajnerit italian, Carlo Ancelotti. Kështu është bërë e ditur në mediume të ndryshme në Angli dhe Spanjë. Arteta aktualisht drejton Arsenalin. Me Arsenalin është lider në Premier League.
Punën si trajner i parë e ka nisur tek Arsenali në vitin 2019. Më herët nga viti 2016 deri në vitin 2019 ka qenë asistent i trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Ndërkohë, Ancelotti pritet të largohet në verë nga klubi madrilen. Ai te Reali është prej vitit 2021. Është hera e dytë që drejton Realin. Më herët ka drejtuar edhe shumë skuadra të njohura evropiane.
Artikuj të ngjashëm