Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali e do Mbappen vetëm si futbollist të lirë

Kylian Mbappe mund ta bëjë realitet ëndrrën e tij dhe të transferohet te Real Madridi në vitin 2024, por skuadra spanjolle ka vendosur që ta transferojë atë vetëm si futbollist të lirë, ka shkruar të shtunën mediumi “AS”.

Mbappe e sheh klubin madrilen si mundësi të mirë me të cilin do të mund të triumfonte në Ligën e Kampionëve, pasi një gjëje të tillë nuk ia ka arritur me PSG-në.

Mbappe ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në vitin 2025, por klauzola e kontratës së tij e lejon atë të largohet në verë nëse dëshiron dhe nëse klubit i mungon suksesi në Evropë.

Ai ka realizuar 31 gola dhe tetë asistime në 33 ndeshje këtë sezon, ndërsa me Francën shkoi deri në finale të Kupës së Botës.

Artikuj të ngjashëm