Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali e Atletico interesohen për Jimenezin

Foto: Reuters

Real Madridi dhe Atletico Madridi kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit meksikan të Wolverhamptonit, Raul Jimenez, bën të ditur “Don Balon” të martën, transmeton Koha.net.

Real Madridi e sheh Jimenezin 28-vjeçar si përforcim në sulm, për të ofruar mbështetje për sulmuesin kryesor Karim Benzema. Por, Jimenezi është një nga disa kandidatë në listën e Realit.

Atletico ndërkohë po shpreson të rikthejë Jimenezin. Jimenez kishte qenë i huazuar për një stinor te klubi, para se të kalonte te Benfica në vitin 2015.

Jimenez ka shënuar 22 gola dhe asistuar dhjetë tjerë në 42 ndeshje në të gjitha garat.