Mesfushori i Brazilit, Casemiro, pritet të largohet nga skuadra e Real Madridit në fund të këtij sezoni. “UOL Esporte” ka shkruar se krerët e Realit po planifikojnë të bëjnë ndryshime në mesfushë për edicionin e ri dhe kanë marrë vendim që ta shesin Casemiron.
Për ta lënë të lirë Casemiron, i cili ka kontratë deri në vitin 2025, Reali po kërkon 50 milionë euro dëmshpërblim.
Casemiro, 30-vjeçar, këtë edicion ka pasur disa lëndime dhe kjo e ka limitur brazilianin në vetëm 43 ndeshje të luajtura deri më tani. Ai ka edhe një gol e katër asistime.
Casemiro u transferua te Reali në vitin 2015 nga Porto.