Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti konfirmon largimin e Casemiros

Mesfushori i Brazilit, Casemiro përfundimisht do të largohet nga skuadra e Real Madridit. Largimin e Casemiros nga Reali, e ka konfirmuar edhe trajneri Carlo Ancelotti të premten në një konferencë për shtyp.

Ancelotti ka thënë se Casemiro dëshiron ta provojë një sfidë të re dhe klubi ka pranuar kërkesën e tij.

Ai pritet t’i bashkohet Manchester Unitedit, ekip që tashmë ka arritur marrëveshje me brazilianin. Casemiro të premten është stërvitur pak minuta me ekipin dhe është përshëndetur me të gjithë.

“Casemiro dëshiron të ketë një përvojë të re, kështu që, unë dhe klubi e kemi kuptuar plotësisht.

Pas të gjitha atyre që i ka bërë për këtë klub, ne duhet të respektojmë kërkesën e tij”, ka thënë Ancelotti. “Casemiro po largohet, por kemi lojtarë për ta zëvendësuar”.

Artikuj të ngjashëm