Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për vendimin e Karim Benzemas për largim nga skuadra. Madridi sot njoftoi për largimin e sulmuesit francez, që në ndeshjen e fundit shënoi gol.
“Benzema na tha sot në mëngjes për largimin nga klubi. Ishte vërtetë e papritur. Largimi i tij është befasues. Tani kemi kohë të mendojmë se çka do të bëjmë. Do të angazhojmë sulmues”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos.