Casemiro ka kompletuar transferimin te Manchester Unitedi nga Real Madridi.
Mesfushori brazilian ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2026, me opsion për vazhdimin edhe për një vit tjetër.
Reprezentuesi i Brazilit ka luajtur mbi 550 ndeshje, duke përfshirë 63 për Brazilin.
Ai ka fituar 22 trofe të mëdhenj në karrierën e jashtëzakonshme, duke përfshirë pesë trofe të Ligës së Kampionëve dhe Copa American.
“Mundësia që të fillojë një sfidë të re te Manchester Unitedi dhe në Premier League është shumë entuziazmuese. Kam punuar me shumë trajnerë të mëdhenj në karrierë dhe pasi jam takuar me Erikun dhe kam dëgjuar idetë e tij, mezi pres të punoj me të, me stafin e tij dhe me bashkëlojtarët e ardhshëm. Kam përfunduar një xhiro të mrekullueshme në Madrid dhe po nisi një në Manchester, i vendosur si gjithnjë për të fituar ndeshjet, të fitojë trofe dhe të bëj tifozët tanë krenarë duke sjellë sukses për këtë klub të madh. Të gjithë e njohin historinë e Manchester Unitedit, peshën e klubit në botë dhe vlerën për tifozët. Të përfaqësojë Unitedin është një nder dhe jam i gatshëm të jap më të mirën për të ndihmuar klubin drejt realizimit të ambicieve”, ka theksuar Casemiro.
Ai të hënën paradite ka pasur përshëndetje emocionale me Real Madridin, ku ka luajtur me sukses maksimal. Ka fituar disa herë La Ligan po ashtu.
“Casemiro është fitues serik dhe një prej mesfushorëve më të mirë në botën e futbollit. Bilanci i tij i jashtëzakonshëm flet mjaftueshëm për Casemiron”, ka thënë John Murtough, drejtor i futbollit te Manchester Unitedit.
Transferimi i Casemiros i ka kushtuar Manchester Unitedit rreth 70 milionë euro.