Real Madridi është duke fituar ndaj Celticut 2:0.
Ndeshja po zhvillohet në “Santiago Bernabeu” dhe i takon Grupit F të Ligës së Kampionëve.
Luka Modriqi shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e gjashtë.
Nga penalltia shënoi edhe Rodrygo në minutën e 21-të.
Me fitore, Reali e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë.