Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi synon t’i shesë katër futbollistë

Real Madridi po planifikon t’i shesë disa futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas “Marca”, është trajneri Carlo Ancelotti që u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk llogarit në shërbimet e katër futbollistëve për sezonin e ri.

Në mesin e lojtarëve që pritet të largohen janë: Marco Asensio, Dani Ceballos, Mariano dhe Borja Mayoral.

Klubi madrilen është në pritje të ofertave dhe synon të përfitojë rreth 100 milionë euro nga shitja e këtyre futbollistëve.