Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tre futbollistë pritet të largohen nga Reali

Foto: Reuters

Real Madridi do t’i largojë së paku tre futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, trajneri Carlo Ancelotti nuk llogarit në shërbimet e lojtarëve si Gareth Bale, Isco dhe Marcelo.

Të tre futbollistët janë në vitin e fundit të kontratës me klubin madrilen dhe gjatë verës mund të largohen si lojtarë të lirë.

Drejtuesit e klubit spanjoll janë duke pritur oferta gjatë afatit kalimtar të janarit për lojtarët që tashmë nuk bëjnë pjesë në planet e Realit.