Real Madridi do të largojë së paku tetë futbollistë gjatë këtij afati kalimtar. “AS” ka bërë të ditur të hënën se drejtuesit e klubit janë duke kërkuar skuadra për futbollistët në të cilët nuk llogarit trajneri Carlo Ancelotti.
Marco Asensio është futbollisti që do të shitet së bashku me Dani Ceballos.
Përveç këtyre lojtarëve në planet e trajnerit Ancelotti nuk janë as Jesus Vallejo, Alvaro Odriozola, Mariano Diaz, Broja Mayoral, Takefusa Kubo dhe Rinier Jesus.
Me largimin e këtyre lojtarëve, “madrilenët” pritet të përfitojnë mbi 100 milionë euro.