Atletico Madridi po planifikon të shes disa prej lojtarëve që nuk kanë treguar paraqitje të mira për të krijuar një buxhet për të bërë përforcime.
Sipas “Dario As”, drejtuesit e klubit po synojnë të shesin gjatë këtij afati kalimtar Yannick Carrasco, Thomas Lemar, Mario Hermoso, Renan Lodi dhe Angel Correa.
Me shitjen e këtyre lojtarëve klubi spanjoll po synon të mbledhë mbi 100 milionë euro.
Trajneri Diego Simeone po synon ta përforcojë ekipin me një sulmues dhe dy mesfushor për sezonin e ri.