Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi me kontratë të re për Militaon

Eder Militao është një ndër lojtarët kryesorë këtë edicion te Real Madridi.

Mbrojtësi brazilian ka bërë paraqitje fantastike, duke qenë lider në mbrojtjen e madrilenëve.

Forma e mirë që po kalon Militao ka bërë që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë kontratë të re me rritje të pagës.

Me kontratën e re, braziliani do të mbetet pjesë e Real Madridit deri në vitin 2027.

24-vjeçari është pjesë e klubit që nga viti 2019 kur u transferua nga Porto.