Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi kthen sytë kah Fernandesi

Foto: Reuters

Real Madridi ka kthyer sytë kah mesfushori i Sportiungut të Lisbonës, Bruno Fernandes.

Sipas të përditshmes portugeze “Record”, drejtuesit e madrilenëve kanë hyrë në garë me Manchesterin dhe Totenhamin për mesfushorin portugez, transmeton “Sporti në KTV”.

Totenhami, së fundmi, kishte ofruar rreth 60 milionë euro, mirëpo skuadra portugeze ende nuk është bindur nga ofertat e skuadrave angleze dhe është në pritje të spanjollëve të Realit.

Trajneri Zinedin Zidane u ka kërkuar drejtuesve të madrilenëve që ta sjellin në “Santiago Bernabeu”, një mesfushor të tipit Bruno Fernandes.

Artikuj të ngjashëm