Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Bruno Fernandesin

Barcelona ka shfaqur interesim për mesfushorin e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, e sheh portugezin si përforcim ideal për pjesën tjetër të mbetur të sezonit.

Fernandes thuhet se nuk është i kënaqur me situatën te Manchester Unitedi dhe mund të largohet gjatë janarit.

Për 27-vjeçarin skuadra spanjolle është e gatshme të dërgojë një ofertë relativisht bindëse.

Fernandes ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm