Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Liverpoolit, Andy Robertson përcjellë e përditshmja spanjolle “Marca”, të martën.
Mësohet se Reali e sheh Robertsonin si pasardhës të denjë të brazilianit Marcelo dhe është i gatshëm që për transferimin e tij në fund të këtij edicioni, të paguajë dëmshpërblim deri në 60 milionë euro.
Robertson kohët e fundit po tregon paraqitje të mira te Liverpooli dhe po vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë në Premier League.
Ai këtë edicion ka dy gola dhe tri asistime në 16 ndeshje të zhvilluara deri më tani këtë edicion. 25-vjeçari, ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2024 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ai karrierë ka bërë edhe te Hull City në kampionatin anglez kurse ka edhe 33 paraqitje me Përfaqësuesen e Skocisë, ku edhe është kapiten.