Real Madridi po interesohet për mbrojtësin e krahut të majtë, Andrew Robertson, i cili është pjesë e skuadrës së Liverpoolit, ka njoftuar “Fichajes” të martën.
Reali është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe skocezi po shihet si zëvendësim ideal për francezin Ferland Mendy, që do të largohet këtë verë nga ekipi spanjoll. Thuhet se Reali është i gatshëm të ofrojë deri në 50 milionë euro për ta bindur Liverpoolin në lirimin e 29-vjeçarit këtë verë.
Robertson është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në pozitën e tij në Premier League, ndërsa me Liverpoolin ka kontratë deri në vitin 2026.
Ai këtë edicion ka 11 asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolit, ekip të cili iu bashkua në vitin 2017 nga Hull City.