Liverpooli do t’i ofrojë gjatë verës kontratë të re Andy Robertsonit, shkruan “BBC” të hënën.
Për skocezin 29-vjeçar së fundi interesim ka shprehur gjiganti gjerman Bayern Muenchen. Por te Liverpooli nuk janë të shqetësuar nga interesimi i Bayerit, pasi besojnë se Robertson do ta pranojë vazhdimin e kontratës. Mbrojtësi i krahut të majtë me Liverpoolin ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Por te klubi anglez janë të kënaqur me paraqitjet e tij dhe dëshirojnë ta mbajnë edhe më gjatë pjesë të tyre. Ai për Liverpoolin ka shënuar një gol, ndërsa ka kontribuar edhe me një asistim në 16 paraqitje në të gjitha garat. Për Skocinë luan rregullisht, ku në 62 ndeshje ka shënuar tri gola.
Artikuj të ngjashëm