Skuadra e Liverpoolit ka mbetur për një periudhë pa mbrojtësin e krahut të majtë, Andy Robertson, ka shkruar “Sky Sports” të mërkurën.
Robertson po pritet të pauzojë deri në fund të këtij muaji për shkak se duhet t’i nënshtrohet operimit në shpatull. Ai u lëndua ditë më parë në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024” që Skocia e humbi me shifrat 2:0 nga Spanja.
Te Liverpooli po shpresojnë që Robertsoni nuk duhet të operohet, pasi është njëri prej lojtarëve kyç të trajnerit Juergen Klopp.
Robertson ka shënuar një gol në tetë ndeshje të luajtura për Liverpoolin në të gjitha garat. 29-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017.
Liverpooli të shtunën luan derbin e qytetit ndaj Evertonit, ndërsa Robertson do të jetë mungesë e madhe për ekipin e tij.