Tottenhami është afër që të nënshkruajë kontratë me skocezin e krahut të majtë të mbrojtjes, Andy Robertson, shkruan BBC të mërkurën mbrëma.
Robertsoni do të largohet nga Liverpooli në këtë verë.
32-vjeçari e luajti ndeshjen e fundit për Liverpoolin kundër Brentfordit të dielën.
Ai njoftoi më herët se do të largohet nga klubi kur t’i skadojë kontrata në verë.
Tottenhami për Robertsonin u interesua edhe në afatin kalimtar të janarit.
Edhe
Tottenhami transferon Robertsonin
Spursi e siguroi qëndrimin në Premier League në xhiron e fundit të sezonit pasi e mposhti Evertonin.
Robertsoni i ka 92 paraqitje për Skocinë dhe do të luajë në Kupën e Botës.
Ai i zhvilloi 378 ndeshje për Liverpoolin. Ka dy tituj të Premier Leagues dhe Ligën e Kampionëve.