Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kërkon futbollistin e njohur të Liverpoolit

Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Me Marcelon, që pritet të largohet në fund të sezonit madrilenët janë në kërkim të zëvendësuesit të brazilianit.

Mediat spanjolle kanë raportuar të premten, se presidenti i klubit Florentino Perez, e pëlqen jashtëzakonisht shumë mbrojtësin e Liverpoolit, Andrew Robertsonin.

26-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Liverpoolit, duke qenë një ndër lojtarët kryesorë.

“Mbretërit” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 50 milionë euro për mbrojtësin e krahut.

Robertson këtë sezon me Liverpoolin në 31 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe pesë asistime.