Real Madridi është në rrugën e duhur për të kaluar në çerekfinale të Championsit. Pasi fitoi 5:2 në Anfield ndaj Liverpoolit, Reali po barazon pa gola pas pjesës së parë në ndeshjen në “Santiago Bernabeu”.
Kështu Liverpooli mbetet ende tri gola prapa. Në pjesën e parë është luajtur lojë e fortë, ndërsa golit i është afruar Real Madridi.
Eduardo Camavinga goditi fuqishëm nga distanca në minutën e 20-të, ndërsa Alisson Becker preku topin që shkoi në shtyllë.