Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real – Atletico në vazhdime

2 me 2 është mbyllur koha e rregullt e Super Kupës së UEFA-së ndërmjet Realit dhe Atletico Madridit.

Costa shënoi dy herë për Atleticon, e për Realin shënuan e Benzema e Ramos, transmeton Koha.net.

Në vazhdime Atletiko ka krijuar epërsinë prej dy golave, 2-4. Me golat e shënuar nga Saul e Koke.


Mbyllet baras pjesa e parë Real – Atletico, Costa vendos rekord

Ka përfunduar me barazim pjesa në Super Kupën e UEFA-së ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, 1-1.

Ndërsa sulmuesi spanjoll Diego Costa ka vendosur një rekord të ri në këtë garë, duke e shënuar golin më të shpejtë në histori të Super Kupës së UEFA-së, transmeton Koha.net.

Edhe Reali fiton superderbin e Madridit Futboll 4 muaj më parë Reali fiton superderbin e Madridit

Ylli i Atletico Madridit shënoi një gol të bukur pas 49 sekondave, duke e thyer rekordin e Ever Banegas që kishte shënuar pas tre minutave në sfidën e Sevillës ndaj Barcelonës më 2015.

Shifrat për Realin i barazoi Karim Benzema në minutën e 27 pas asistimit nga Bale.