Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico mposht Realin në Super Kupën e UEFA-së

Kampioni i Ligës së Evropës, Atletico Madridi është fitues i Super Kupës së UEFA-së, pas fitores që shënoi në finale ndaj rivalit lokal, Real Madridit, kampion evropian.

Skuadra e Diego Simeones e fitoi këtë sfidë me rezultat prej 2 me 4, por vetëm pas vazhdimeve, transmeton Koha.net.

Koha e rregullt e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat prej 2 me 2.

Për Alteticon të dy golat i shënoi Diego Costa, kurse Benzema e Ramos shënuan për Real Madridin.

Në vazhdime Atletico ishte më e mirë duke shënuar dy herë. Saul e Koke i dhanë fitoren Atleticos në këtë finale, duke i siguruar edhe trofeun.

Artikuj të ngjashëm