Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

RB Leipzig fiton Kupën e Gjermanisë

RB Leipzig ka shkruar historinë, duke fituar DFK Pokalin (Kupën e Gjermanisë) për herë të parë në histori.

Leipzigu mposhti Freiburgun pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt dhe shtesa ka 15 minuta përfundoi baras 1:1.

Freiburgu kaloi në epërsi me Eggesteinin në minutën e 18-të.

Me të nisur pjesa e dytë, Leipzigu mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Halstenbergut, por arriti të barazonte rezultatin me Christopher Nkunkun në minutën e 76-të.

Në penallti, Leipzigu ishte më i suksesshëm duke fituar 4:2.

Ky ishte trofeu i parë i madh në historinë e Leipzigut.