Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj është kthyer në Suedi për ta vazhduar karrierën.
Ai të enjten ka firmosur kontratë dyvjeçare me Orgryten, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Suedisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRashkaj te Orgryte është transferuar si futbollist i lirë pasi muaj më parë i ka skaduar kontrata me SJK.
“Aneli është një lojtar që punon shumë dhe do të jetë i rëndësishëm për ekipin tonë. Ne shpresojmë që ai do të adaptohet mirë në ekipin tonë dhe do të na ndihmoj shumë”, ka thënë Igor Krulj, drejtori sportiv i Orgrytes.
Rashkaj 31-vjeçar karrierë ka bërë edhe te Eskilstuna, Prishtina, Sandnesi e Halmstadsi. Ai ka edhe 11 paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës.