Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mesfushori i Kosovës nuk e kishte menduar se do të luajë në Finlandë

Foto: Koha

Mesfushori i Kosovës, Anel Rashkaj, karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit të Finlandës. Rashkaj ka firmosur me skuadrën SJK.

Ai është shprehur i lumtur që do ta ketë rastin t’i tregojë vlerat e tij edhe në kampionatin e Finlandës.

“Unë po shikoj para të shfaq shkathtësitë dhe talentin tim në këtë vend të ri. Premtoj të jap më të mirën dhe të jem shembull si në ndeshje ashtu edhe në stërvitje”, ka thënë Rashkaj, 30-vjeçar, për faqen zyrtare të SJK-së, raporton KTV.

Te SJK ai do të jetë përkrah Mehmet Hetemajt. Ata kishin luajtur së bashku për Kosovën në një ndeshje jozyrtare në vitin 2014.

“Unë kurrë nuk kam menduar se një ditë do të luaj në një skuadër me të në Finlandë”, ka thënë Rashkaj.

Rashkaj së fundi ishte pjesë e Eskilstunas në Suedi, derisa karrierë për një kohë të shkurtër ka bërë edhe te Prishtina.