Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashkaj largohet nga SJK, pritet të kthehet në Suedi

Mesfushori kosovar, Anel Rashkaj, është larguar nga skuadra elitare e Finlandës, SJK, ka njoftuar të enjten për KOHËN vetë futbollisti.

Reprezentuesi kosovar ka thënë se pritet të kthehet të luajë për ndonjë skuadër tjetër në Suedi.

Rashkaj 31-vjeçar skuadrës finlandeze iu bashkua në shkurt të këtij viti dhe nuk pranoi ta vazhdonte kontratën më gjatë. Ai ka luajtur vetëm 13 ndeshje, derisa ndeshjen e fundit në kampionat e luajti në shtator të këtij viti.

“Ofertat nuk më mungojnë, por do të vendosi për njërën që ka projekt të mirë. Natyrisht që do të kthehesha në Suedi, sepse e njoh mirë ligën dhe klubet. Do ta kisha më të përshtatshme edhe për familjen”, ka thënë Rashkaj.

Rashkaj në Suedi ka bërë karrierë edhe te Halmstadi dhe Eskilstuna, derisa ka luajtur në Norvegji edhe për Sandnesin. Ai shkurt qëndroi edhe te skuadra e Prishtinës.