Marcus Rashford po përgatitet për bisedime të vështira me trajnerin e ri Erik ten Hag rreth të ardhmes së tij në Manchester United.
Reprezentuesi anglez ishte përfolur që mund të largohej nga klubi i fëmijërisë së tij, pasi nuk ka treguar formë të lartë në “Old Trafford” nën drejtimin e Ralf Rangnickut. Ka qenë një sezon për t’u harruar për anglezin, që ka luajtur vetëm 11 ndeshje si titullar.
Rashford ka shënuar vetëm katër gola në ligë dhe ka krijuar dy asistime.