Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rashfordi nuk pritet të luajë nën drejtimin e Amorimit

Marcus Rashford

Marcus Rashford beson se nuk do të luajë për Manchester Unitedin nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim.

Ai ka shtuar se nuk do të ngutet për të marrë vendim për të ardhmen e tij, shkruan “BBC” të mërkurën.

Rashfordi e shënoi golin e katërt qëkur iu bashkua Aston Villas në formë huazimi në muajin shkurt nga Unitedi, në disfatën 2:1 nga Manchester City të martën mbrëma.

Ai është i huazuar deri në fund të edicionit, ndërsa me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2028.

Rashfordi u largua nga Amorimi prej skuadrës së parë në muajin dhjetor.

Edhe Amorimi tregon pse gjërat nuk funksionuan me Rashfordin tek Unitedi Futboll Amorimi tregon pse gjërat nuk funksionuan me Rashfordin tek Unitedi

27-vjeçari në verë pritet të shitet te ndonjë klub tjetër, ose të huazohet sërish te ndonjë skuadër.

Paraqitjet e mira të Rashfordit me Aston Villan kanë bërë që ai të marrë sërish ftesë nga Përfaqësuesja e Anglisë.