Sport

Rashani realizon dy gola në Superligën e Turqisë

Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani i ka realizuar dy gola në fitoren që Erzurum BB e ka shënuar sonte në udhëtim ndaj Alanyasporit, në kuadër të xhiros së 39-të të Superligës së Turqisë në futboll.

Rashani realizoi golin e parë në minutën e 45-të dhe të dytin në minutën e 73-të. Ai ka realizuar katër gola në 11 ndeshje në elitën turke.