Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashani me dy gola i siguron një pikë Clermontit

Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani i ka siguruar një pikë skuadrës së Clermontit, që barazoi 3:3 në udhëtim kundër Lyonit, të dielën në kuadër të xhiros së tretë.

Rashani në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 69-të kurse golat i shënoi në minutën e 80-të për të ngushtuar rezultatin në 3:2, përpara se në minutën e parë të kohës shtesë ta shënoj golin e barazimit.

Në tri paraqitje deri më tani te Clermonti, Rashani ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.