Clermonti ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së nëntë të Ligue 1 të Francës.
Të dielën mbrëma, Clermonti fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Lyonit. Muhammed Cham shënoi për epërsinë 1:0 të mysafirëve në minutën e dhjetë. Për 2:0 realizoi Yohann Magnin në minutën e 35-të. Lyoni u mundua të reagoi në vazhdim, por e realizoi vetëm një gol, që nuk ishte i mjaftueshëm.
Florent Ogier shënoi autogol në minutën e 52-të. Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, luajti prej minutës së 69-të për Clermontin.
Me fitore Clermonti u largua nga pozita e fundit. I ka pesë pikë në pozitën e parafundit (17). I fundit tani është Lyoni me vetëm tri pikë.