Clermonti i Elbasan Rashanit ka shënuar fitore ndaj Lyonit të dielën në kuadër të xhiros së 35-të të elitës së futbollit francez.
Clermonti të dielën fitoi me rezultatin 2:1, me rikthim të rezultatit.
Rashani e kompletoi ndeshjen ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e shtatë të kohës shtesë.
Alexandre Lacazette shënoi në minutën e 22-të për epërsinë e mysafirëve, ndërsa Grejohn Kyei më pas shënoi dy gola, në minutën e 25-të nga penalltia dhe në minutën e 65-të.
Clermonti ka 53 pikë në mesin e tabelës, kurse Lyoni në pozitën e shtatë ka 56 pikë.
Artikuj të ngjashëm