Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashani me tjetër humbje në Francë

Elbasan Rashani ka pësuar një tjetër disfatë në Ligue 1 të Francës. Ai me skuadrën e Clermontit pësuan disfatë të dielën ndaj Metzit, 1:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit francez.

Për Clermontin është humbja e 14-të në kampionat.

Rashani u paraqit deri në minutën e 61-të, ndërsa Clermonti zë vendi ne fundit me 17 pikë. Metzi është i parafundit me 23 pikë.