Elbasan Rashanit i ka zgjatur shkurt qëndrimi në fushë të dielën. Rashani u inkuadrua në fushë në minutën e 76-të, ndërsa u përjashtua me karton të kuq në minutën e 88-të të ndeshjes që skuadra e tij Clermonti e zhvilloi ndaj Brestit.
Me të kuq në minutën e 87-të u përjashtua edhe kundërshtari Marco Bizot. Raportohet se të dy u përjashtuan pas përplasjes.
Ndeshja përfundoi baras 1:1, ndërsa i takoi javë së 21-të të Ligue 1 të Francës. Clermonti është në vendin e fundit me 16 pikë, kurse Bresti në pozitën e tretë me 37 pikë.
Artikuj të ngjashëm