Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashani suspendohet për dy ndeshje

Elbasan Rashani është suspenduar për dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Francës, për shkak të kartonit të kuq të marrë në fundjavën e kaluar.

Rashani me Clermontin barazuan me Brestin 1:1, në kuadër të xhiros së 21-të të Ligue 1 të Francës.

Rashani u përfshi në një përplasje fizike me portierin kundërshtar, Marco Bizot, tre minuta pa përfunduar i gjithë dueli.

Edhe portieri Bizot është suspenduar me dy ndeshje, ka shkruar “L’Equipe” të mërkurën në mbrëmje.

Artikuj të ngjashëm