Elbasan Rashani ka asistuar, ndërsa ka nxjerrë një penallti në ndeshjen që skuadra e tij Clermonti barazoi ndaj Montpellieri me rezultatin 1:1. Rashani fillimisht në minutën e 41-të siguroi penallti të cilën e humbi serbi Komnen Andriq.
Por, serbi Andriq shënoi në minutën e 62-të me asistim të futbollistit të Kosovës.
Ndeshja u luajt të dielën dhe i takoi javës së 14-të. Clermonti është në vendin e dhjetë me 19 pikë.
Ndërkohë, Arbër Zeneli ka luajtur deri në minutën e 72-të te Reimsi që fitoi ndaj Nantesit me rezultatin 1:0. Remsi është në vendin e 11-të me 16 pikë.