Sulmuesi i krahut, Elbasan Rashani luajti deri në minutën e 83-të për Clermontin që pësoi disfatë të dielën ndaj Brestit me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 36-të të Ligue 1 të Francës. Clermonti mbetet në vendin e tetë me 53 pikë, kurse Bresti nga 36 ndeshje ka fituar 41 pikë.
Ndërkohë, Arbër Zeneli nuk pati rastin të paraqitet për Reimsin që barazoi në shtëpi ndaj Angersit me rezultatin, 2:2.
Ai mbeti në stol. Reimsi është në vendin e 11-të me 51 pikë, kurse Angersi në vendin e fundit me 15 pikë.
Artikuj të ngjashëm