Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashani luan në fitoren e Clermontit, Zeneli i lënduar

Elbasan Rashani

Elbasan Rashani ka luajtur 71 minuta në fitoren që skuadra e tij Clermonti e realizoi të dielën pasdite ndaj Reimsit të Arbër Zenelit.

Zeneli nuk ishte në formacion shkaku i një lëndimi. Clermonti fitoi 1:0 në kuadër të xhiros së 33-të të elitës së futbollit francez, me një gol të shënuar që në minutën e katërt. Grejohn Kyei ishte realizator i golit të pikëve të plota.

Clermonti në pozitën e tetë ka 49 pikë, kurse Reimsi në mesin e tabelës ka 47 pikë.

Artikuj të ngjashëm