Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashani asiston për golin e Clermontit ndaj PSG-së

Sulmuesi kosovar, Elbasan Rashani, ka asistuar në golin e tretë që Clermonti e ka realizuar ndaj kampionit francez, Paris Saint-Germain, në xhiron e fundit të Ligue 1 të shtunën.

Ai harkoi në minutën e 63-të për të gjetur të lirë Grejohn Kyei që nga afërsia realizoi për golin e tretë të mysafirëve.

Ishte asistimi i tretë për Rashanin këtë edicion. Ai ka realizuar edhe tre gola. Clermonti mbyll sezonin në mes të tabelës.