Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ranieri flet për mbrojtjen e Brazilit

Claudio Ranieri beson se Brazili ka lojtarë për ta zëvendësuar Neymarin në Katar, ndërsa ka thënë se ka parë “mësime italiane” në mbrojtjen solide të tyre.

“Seleçao” e nisi Kupën e Botës me fitoren bindëse 2:0 ndaj Serbisë, por të lënduar mbetën Neymari dhe Danilo.

“Ka një detaj që më ka kapur syri. Brazili duket shumë solid edhe nëse luan me vetëm një mesfushor defansiv, Casemiron. Dëshira për ta ndihmuar njëri-tjetrin në secilën pjesë të fushës, ka bërë që Alissoni të rrezikohet vetëm nga ndërprerjet. Danilo, Marquinhos, Thiago Silva dhe Alex Sandro kanë marrë mësim nga italianët dhe kanë qenë të dobishme” është shprehur trajneri italian Ranieri.

Danilo dhe Alex Sandro janë pjesë e Juventusit, ndërsa Marquinhos dhe Thiago Silva, kanë të kaluar në Serie A.