Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Randle shkëlqen në fitoren ndaj kampionit në fuqi

Julius Randle ka shënuar 32 pikë gjithsej dhe New York Knicks u kthye në lojë pas 21 pikëve disavantazh për ta mposhtur kampionin në fuqi të ligës NBA, Milwaukee Bucks, 113:98.

Knics shënoi 94 pikë dhe pranoi 60 përgjatë tre çerekëve të fundit për ta realizuar fitoren e parë në tre ndeshje.

RJ Barret e përfundoi takimin me 20 pikë. Ishte hera e pestë rresht që ai realizon 20 e më shumë pikë. Ndërkohë, Derrick Rose nga banka rezervë kontribuoi me 23 pikë.

Giannis Antetokounmpo e udhëheoqi Milëaukeen me 25 pikë e shtatë kërcime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur disfatën.

Ndërkohë, Kevin Durant realizoi dyshifror të dyfishtë me 29 pikë e 10 kërcime, teksa Brooklyn Nets fitoi ndeshjen e katërt të njëpasnjëshme. Mposhti Detroit Pistonsin 96:90.

Edhe Bucksi i jep fund ecurisë prej gjashtë disfatave rresht Basketboll Bucksi i jep fund ecurisë prej gjashtë disfatave rresht

Dy herë kampioni i ligës NBA u bë basketbollisti i parë i Netsit që shënon të paktën 20 pikë, në nëntë ndeshjet e para të sezonit.

Durant po ashtu shtoi pesë asistime ndërsa LaMarcus Aldridge kontribuoi me 16 pikë për Netsin.