Sergio Ramosi ka qarë në konferencën për media, e cila ka qenë e fundit për të si lojtar i Real Madridit.
“Ka ardhur momenti, një nga më të vështirët në jetën time. Ka ardhur koha ti them lamtumirë Real Madridit. Kam arritur dorë për dore me babain tim”, ishin fjalët e Ramosit, i cili më pas shpërtheu në lot. “E pamundur të mos emocionohesh. Unë do të doja ta bëja lamtumirën në stadiumin tonë në “Santiago Bernabeu”.
Ramosi i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe.
“Faleminderit Real Madrid. Unë do të mbaj gjithmonë në zemrën time. Është fundi i një periudhe të mrekullueshme dhe unike në jetën time dhe fillimi i një periudhe shprese dhe të ardhme me një dëshirë të madhe për të treguar më të mirën time për shumë vite. Faleminderit shumë për të gjithë. Kjo është më shumë se një lamtumirë, por unë do të kthehem", ka shtuar spanjolli.
Ramosi u largua nga Real Madridi pas 16-të vjetësh. Në 671 ndeshje, shënoi 101 gola. Me Realin ka fituar gjithçka në futboll, ku veçohen pesë La Liga dhe katër Liga të Kampionëve.