Sergio Ramos do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi spanjoll nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin madrilen për vazhdimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.
Të hënën mediat spanjolle kanë raportuar se Ramos ka marrë vendim të largohet pasi nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara në kontratë.
Për mbrojtësin 34-vjeçar interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Manchester Unitedi dhe PSG-ja.
Mbrojtësi spanjoll ka luajtur mbi 650 ndeshje dhe ka shënuar 100 gola për ekipin nga La Liga. Ai iu bashkua Realit në vitin 2005 nga Sevilla.