Sergio Ramos është i vendosur të ketë sukses me Paris Saint-Germainin.
Spanjolli iu bashkua parisienëve verën e kaluar kur kontrata e tij me Real Madrid skadoi dhe gjërat nuk kanë shkuar sipas planit.
Lëndimet kanë prishur aftësinë e tij për të lënë gjurmë në kryeqytetin francez dhe kohët e fundit është spekuluar se Ramos do të largohej në fund të këtij sezoni. Por “Marca” ka shkruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Ramos ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me PSG-në, dhe ai është i vendosur të mbetet në skuadër. Problemet e tij me lëndimet duket se i ka lënë prapa tani për tani dhe ai beson se do të jetë i aftë për të luajtur me fanellën e PSG-së.
Ramos, 36-vjeçar ka luajtur nëntë ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar dy gola.