Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramos pritet të firmosë kontratë dyvjeçare me Romën

Sergio Ramos

Qendërmbrojtësi spanjoll Sergio Ramos pritet të zyrtarizohet te Roma.

“Calciomercato” raporton se Ramos do të firmosë kontratë trevjeçare me klubin e Series A të Italisë.

Ramos 35-vjeçar është larguar zyrtarisht nga Real Madridi. Ai sot është emocionuar në një konferencë për media ku është përshëndetur nga klubi madrilen. Ka thënë se do të rikthehet sërish.

Ramos te Real Madridi ka kaluar 16 vjet duke fituar gjithë trofetë e mundshëm.