Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramos për ndeshjen me Realin: Do të vdesë për PSG-në

Sergio Ramos ka thënë se “do të vdesë” për Paris Saint-Germainin kur të takohen me Real Madridin në një të tetën e finales së Championsit.

Mbrojtësi spanjoll është pyetur për emocionet e tij pas shortit kaotik të Ligës së Kampionëve. Dhe Ramos nuk ka lënë dyshime për besnikërinë e tij. Ramos ka luajtur vetëm një ndeshje këtë vit për PSG-në, për shkak të lëndimeve të zgjatura muskulore.

Por ai shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjet me Real Madridin.

“Ju e dini dashurinë që kam për Real Madridin. Tani është radha që ta mbrojë PSG-në dhe do të bëj çdo gjë të mundshme për këtë. Është një ekip që ka besuar tek unë. Do të vdes për PSG-në”, ka thënë Ramos. “Do të doja të mos ndodhte kjo përballje, por kthimi në ‘Santiago Bernabeu’ është arsye për gëzim. Nuk kisha një lamtumirë të vërtetë për shkak të kufizimeve”.

Artikuj të ngjashëm