Përfaqësuesja e Spanjës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kampionatin Evropian.
Në listën prej 24 futbollistëve nuk është ftuar kapiteni Sergio Ramos.
Mbrojtësi i Real Madridi është duke vuajtur nga lëndimet e shumta dhe është lënë jashtë këtij Evropianit. Kjo është hera e parë që ''Stuhia e Kuqe'' shkon në një turne madhor pa ftuar ndonjë lojtarë të Realit.
Përzgjedhësi Luis Enrique për herë të parë ka ftuar futbollistin e Barcelonës, Pedri dhe Rodrin e Manchester Cityt.
Spanja është në grupin E së bashku me Suedinë, Poloninë dhe Sllovakinë.
