Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramos i uron mirëseardhje Messit: Kush do ta kishte menduar këtë

Mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos i ka uruar mirëseardhje Lionel Messit te Paris Saint-Germaini.

Ramosi e Messi kanë qenë për shumë vjet rivalë në La Liga. Ramos si kapiten i Real Madridit e Messi si kapiten i Barcelonës.

Të dy i janë bashkuar Paris Saint-Germainit si lojtarë të lirë këtë verë. Ramosi pasi i skadoi kontrata me Real Madridin, e Messit pasi i skadoi kontrata me Barcelonën. Messi u zyrtarizua te Parisi të martën.

“Kush do ta kishte menduar këtë, apo jo Lionel Messi? Mirësevjen”, ka shkruar Ramos në Twitter.